10 mendime që ka një mashkull kur kupton se do të bëhet baba

0

Si shembull mund të jetë njëra nga pyetjet se sa kohë duhet të kalojë deri sa fëmija mund të rritet për t’u shëtitur si dhe të bëjë gjëra interesante.

Do të bëhem një baba! 

Patjetër t’i shtohet pikëpyetja për të treguar sasinë e entuziazmit. Të kuptuarit se do të jeni një prind është shumë emocionuese. Gjoksi juaj fryhet me krenari, ju bëni lëvizje të pazakonta, lëvizje marramendëse. Kjo lloj euforie ju jep një lloj paniku dhe një realitet të hidhur. Është një përzierje e çuditshme gjatë tërë kohës. Të qenit prind është të biesh dakord të jetosh në një gjendje të vazhdueshme lumturie dhe ankthi njëkohësisht.

Sot e tutje jam përgjegjës për një tjetër qenie njerëzore. 

Kjo është shumë e qartë. Kjo nuk nënkupton vetëm të siguroheni se po fle brenda natës apo thjeshtë mos të vdesë foshnja. Këtu nënkuptohen një sërë obligimesh të mëdha gjatë jetës.

Ky do të jetë një udhëtim i pabesueshëm. 

Ju filloni të reflektoni dhe planifikoni gjërat që do t’i bëni bashkë me fëmijën tuaj, si për shembull ta mësoni të ngasë biçikletën. Dhe pastaj harroni se këto janë ende thjeshtë foshnja dhe se koka e tyre është akoma aq e butë saqë në fakt mund të lakohet lehtë, shkruan femra.net. Dhe më pas, ju e pyesni gruan tuaj se kur vjen koha që ai të rritet e të mund të dalë e të bëjë gjëra interesante, dhe ajo nervozohet me mendimet e juaja.

Në rregull, ndoshta do të jetë pjesë e argëtimit. 

Shumica e prindërve do të ju shikojnë me sy të trishtuar duke ju thënë se është një proces vërtetë i vështirë, për të mos përmendur lodhjen fizike dhe emocionale. Dhe do të mendoni vazhdimisht mos t’i humbni shokët, hobitë tuaja.

A do të bëhem lloji i prindit që do të jetë i fiksuar pas fëmijës së tij?

Kjo është një frikë shumë e zakonshme. Shumica e prindërve bëhen disi të çuditshëm ndaj përkushtimit të tepruar të fëmijëve të tyre saqë të lind menjëherë dyshimi mos vallë bëhesh edhe ti një prind i tillë.

Si do t’ju them të gjithëve?

Nuk ka rregulla të mirësjelljes kur bëhet fjalë për zbulimin e shtatzënisë. A duhet t’u tregojë të gjithëve individualisht? A ju intereson kjo vërtetë njerëzve? Si është mënyra e duhur për t’ia kumtuar lajmin të tjerëve?

A janë ndjerë kështu edhe prindërit e mi?

Ju e kuptoni se në çfarë gjendje ishin prindërit e tu kur kanë mësuar lajmin se ju do të dilni në jetë dhe thjeshtë nuk mund ta besoni se si kanë arritur të ballafaqohen me ju.

Çfarë nëse diçka i ndodhë foshnjës?

Ju filloni të shqetësoheni vërtetë si dhe të investoni mbi rritjen dhe zhvillimin e foshnjës, megjithëse ende nuk e keni ndjerë foshnjën prej së vërteti.

Çfarë ndodhë nëse fëmija im është i përlyer me jashtëqitje? 

Jam shumë në rregull dhe mund ta përballoj nëse fëmija im bëhet tipi i mashkullit që vetëm mëson apo një budalla i vërtetë, por që të shohë një copë “muti” apo i tëri me jashtëqitje, nuk e di se çfarë do të bëja – sigurisht, nuk do kisha zgjidhje tjetër, do ta pastroja.

Pyes veten cila ishte hera e fundit që bëmë seks e si rezultat i se cilës u bëmë me fëmijë?

Ju filloni duke numëruar rastet dhe mënyrat e të bërit seks, vallë gjatë netëve nën mbulesë të shtratit apo në mëngjes duke u nxituar për në punë? Dhe në fund ju e kuptoni se do kishit pasur një fëmijë të ndryshëm po të mos ishit ngutur së bëri seks me nguti në dush.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com