10 brendet të cilët bota i do më së shumti

0

Kompania Cantre Woldpanel cdo vit publikon listën e brendeve që më së shumti shiten. Gjithashtu, çdo vit publikohet edhe lista e brendeve që kanë arritur rritjen më të madhe te besimi i blerësve, raporton Figaro.

foto

Studimi ka analizuar 11.000 brende në 35 vende të botës. Lista është bërë në bazë të asaj se cilat brende dhe sa shpesh blihen nga vendasit, transmeton Indeksonline.

Coca-Cola është brendi më i shitur në botë, edhe pse ka shënuar shumë të vogël të pikëve (5.72 milionë) në krahasim me vitin e kaluar.

Colgate në pronësi të kompanisë Colgate-Palmolive, është në vendin e dytë me 3.99 milionë pikë.

Në vendin e tretë është Maggi në pronësi të Nestle-s, me vlerë prej 2.76 milionë pikë.

Në vend të katërt është Lifebuoy në pronësi të Unilever. Vlera e saj është 2.34 milionë pikë.

Në vendin e pestë është Nesscafe, në pronësi të kompanisë Nestle, me vlerë prej 2.14 milionë pikë.

Në vendin e pestë është Pepsi, pjesë e kompanisë PepsiCO, me vlerë 1.98 milionë pikë.

Pozita e gjashtë i takon çipsit Lays në pronësi të PepsiCO, në vlerë prej 1.75 milionë pikë.

Në vendin e tetë është Knorr po ashtu në pronësi të Unilever. Vlera e Knorr-it është 1.65 milion pikë.

Dove në pronësi të Unileverit është ne vendin e nëntë me 1.46 milion pikë, duke shënuar përparim në krahasim me vitin e kaluar.

Vendin e dhjetë është Tide, i cili në disa vende shitet edhe si Alo, Vizi dhe Ache. Ka arritur vlerë prej 1.44 milionë pikë. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com