1, 8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga tuberkulozi

0

Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit më 24 mars. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën.

ccs-6723-0-21964900-1318537142

Ajo e ka origjinën që nga viti 1882. Tuberkulozi është një sëmundje infective dhe më lehtë mundë të preken personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, të zemrës, rrugëve të frymarrjes por edhe personat me imunitet të dobët thotë internistja nga Presheva Kaltrina Ajeti. Serbia është vendi me një normë mesatare dhe jemi duke ecurë nga ajo që së shpejti të jemi vendi me raste më të ulëta të prekura nga tuberkuloza thonë ekspertët e shëndetësisë. Numri i pacientëve me Tuberkuloz në Serbi në përgjithësi është në rënie gjatë shtatë viteve të fundit falë projektit “Kontrollit të Tuberkulozit” i cili implementohet dhe mbështetet financiarisht nga Fondi Global i luftës kundër Sidës dhe Tuberkulozit, ku do të zgjasë deri në vitin 2015. Me qëllim të reduktimit të mëtejshëm të numrit të pacientëve dhe për të përmirësuar trajtimin e kësaj sëmundjeje. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, rreth nëntë milion vetë në mbarë botën janë të prekur nga tuberkulozi ndërkohë që rreth 1, 8 milionë vdesin çdo vit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com