1.5 milion euro në Komunën e Prishtinës të buxhetuara gabimisht
16:01 | 18 Qershor 2018
Zyra Kombëtare e Auditorit në raportin e auditimit të Komunës së Prishtinës ka tërhequr vëmendjen për faktin se shpenzimet për mallra dhe shërbime ku përfshihen mirëmbajtja e hapësirave të gjelbëruara, dezinsektimi i objekteve, nafta për ngrohje e të ngjashme, si dhe pagesa të ekzekutuara nga thesari për shpenzime të ndryshme operative janë paguar gabimisht nga kategoria e investimeve kapitale.

Sipas raportit të auditmit vlera totale e tyre është 1,823,140€, ku prej tyre 1,571,267€ kanë qenë gjithashtu të buxhetuara gabimisht.

Shpenzime të tilla kanë ndodhur edhe në vitet e mëhershme.

Sipas Komunës këto janë pasojë e buxhetit të kufizuar për mallra dhe shërbime e të cilat janë të domosdoshme, andaj edhe janë aprovuar me Ligjin e buxhetit.

“Pavarësisht arsyetimeve të prezantuara, sipas standardeve të kontabilitetit të sektorit publik këto konsiderohen shpenzime operative dhe do të duhej të paguhen nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në raportin e Auditorit për Komunën e Prishtinës.

Alesia Bami
S