​Zyrtare: Kukeli bëhet me skuadër të re

0

Burim Kukeli edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra e Sionit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli është larguar nga Zurich për të kaluar te skuadra tjetër zvicerane, Sion.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019.

“Përfaqësuesi i Shqipërisë, Burim Kukeli i është bashkuar Sionit deri në vitin 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kukeli kështu për trajner do të ketë Paulo Tramezzanin, me të cilin kishte punuar edhe të Shqipëria. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com