​Zidane ia fitoi La Ligan Realit, shikoni çfarë ka bërë me 20 lojtarë

0

Zinedine Zidane është më meritori që Real Madrid e ka fituar La Ligan e 33 në histori të skuadrës.

Real Madrid mbrëmë mposhti 2:0 Malagan, për të fituar titullin e 33 dhe atë fal menaxhimit fantastik të lojtarëve nga trajneri Zinedine Zidane.

Ai kishte vendosur që të përdorte pothuajse të gjithë lojtarët, në mënyrë që ata të jenë në formën më të mirë, atëherë kur skuadra ka nevojë.

Zidane po ashtu u bë trajneri i parë, jo vetëm që e la në bankën rezervë Cristiano Ronaldon, por në disa ndeshje nuk e ftoi fare.

Pas 38 ndeshjeve, 20 lojtarë të Real Madridit kanë luajtur më shumë se 1000 minuta, diçka cka nuk është parë kurrë në Spanjë e as Evropë, shkruan AS.

Vetëm tre lojtarë nuk i kanë arritur këta minuta, Fabio Coentrao, Mariano Diaz dhe portieri Kiko Casilla.

Në Barcelonë, 18 lojtarë kanë luajtur mbi 1000 minuta, ndërsa në Atletico Madrid vetëm 16 lojtarë.

Befasi tjetër nga Zidane ishte edhe vendimi i tij që në një ndeshje të luaj me ekipin më të mirë, e në ndeshjen tjetër të luaj me tetë ose nëntë lojtarë të tjerë. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com