​‘Zidane është trajneri ideal për Realin’

0

Francisco Pavon ka thënë se Zinedine Zidane është trajneri ideal për këtë Real Madrid.

Ish lojtari i Real Madridit, Francisco Pavon ka lavdëruar trajnerin francez dhe ish bashkëlojtarin, Zinedine Zidane.

Ai tha se titujt tregojnë për vlerën e Zidane, për të cilin beson se është ideal për këtë skuadër të Realit.

“Jam shumë i lumtur me Real Madridin këtë edicion”, tha Pavon për EFF.

“Zidane si lojtar ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin evropian që është një plus i madh. Ai po vazhdon të dëshmohet edhe si trajner, duke treguar se është ideal për Real Madridin”.

Ai në fund foli edhe për finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit dhe Juventusit, ku shpreson se do të fitojë skuadra spanjolle.

“Finalja është një ndeshje shumë e mirë, ku mbrojtja më e mirë luan kundër sulmit më të mirë. Shpresoj se Juvetnus do t’i lejojë disa hapësira Realit, e cila ka skuadër më të mirë, por kjo nuk do të thotë asgjë në finale”. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com