​Ylli i Bayern objektivi kryesor i Interit

0

Inter e dëshiron me çdo kusht Arturo Vidalin.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të transferojnë mesfushorin kilian, Arturo Vidal.

Inter ende nuk ka bërë asnjë transferim gjatë kësaj vere, por Vidal është objektivi kryesor, shkruan Premium Sport.

Për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munichut skuadra italiane ka përgatitur 40 milionë euro dhe është e gatshme që të ofrojë edhe më shumë.

Përveç Vidal, Inter është duke kërkuar edhe mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com