​Xhaka paralajmëron Portugalinë, i lumtur me golin

0

Granit Xhaka ka shënuar në fitoren 5:2 ndaj Hungarisë, për të ndihmuar Kombëtaren e tij drejt një fitores së nëntë në 9 ndeshje.

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka është shumë i lumtur që ka ndihmuar Kombëtaren e tij me një gol në fitoren 5:2 ndaj Hungarisë.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe tifozët, të cilët ishin të jashtëzakonshëm në stadium.

“Rusia është pak më afër. Bravo djemve për super paraqitjen. Faleminderit tifozë për atmosferën fantastike dhe përkrahjen. I lumtur që kam ndihmuar me një gol”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Zvicra në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese do të luaj ndaj Portugalisë në udhëtim, ku i mjafton vetëm një pikë për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës “Rusia 2018”. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com