​Tifozët e Bayernit hedhin para në fushë si shenjë proteste

0

Tifozët e Bayern Munichut janë shumë të pakënaqur me çmimin e biletave në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich mbrëmë mposhti 1:2 Anderlechtin në kuadër të Ligës së Kampionëve, por tifozët nuk ishin edhe aq të lumtur.

Ata gjatë ndeshjes kanë hedhur monedha false të 500 eurove, si shenjë proteste për çmimet e larta të biletave.

Këtë ata e kishin bërë edhe më herët këtë sezon, në ndeshjen kundër PSG-së në Paris.

Tifozët gjerman kanë paguar nga 100 euro për të parë ndeshjen Anderlecht – Bayern Munich. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com