​Statistikë e tmerrshme e Messit, ja që sa vite nuk ka shënuar në El Clasico

0

Leo Messi ka harruar kur ka shënuar golin e fundit në El Clasico ndaj Real Madridit.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Real Madridit në El Clasico.

Ky është rekordi më negativ i argjentinasit, i cili për herë të fundit kishte shënuar në mars të vitit 2014, ku kishte realizuar het trik në fitoren 4:3 të skuadrës së tij në Santiago Bernabeu.

Pikërisht edhe sonte Real dhe Barcelona do të takohen në Bernabeu, ku Messi do të ketë një tjetër rast për të shënuar kundër rivalit më të madh.

Kujtojmë se Messi ka shënuar 21 gola në El Clasico, duke qenë golashënuesi më i mirë në histori.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com