​Skënderbeu vazhdon të shkruajë histori, eliminon Dinamon

0

Skënderbeu ka barazuar pa gola 0:0 me Dinamo Zagreb, por që ka qenë e mjaftueshme për të siguruar fazën e grupeve të Europa League.

Skuadra e Skënderbeut ka vazhduar të shkruajë histori në futbollin ndërkombëtar, duke siguruar për herë të dytë fazën e grupeve në Europa League.

Skënderbeu sot barazoi 0:0 me Dinamo Zagrebin, për t’u kualifikuar, falë barazimit në ndeshjen e parë në udhëtim 1:1.

Nga minuta e 78’ Skënderbeu ishte me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Nimaga, por arriti të ruante rezultatin dhe të siguronte kualifikimin.

Kualifikimi i Skënderbeut është lajm i keq për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili luajti për 90 minuta për Dinamon.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com