​Reali ia merr Barcelonës zëvendësuesin e Neymarit (Foto)

0

Real Madrid dëshiron t’i jap një tjetër goditje skuadrës së Barcelonës.

Barcelona është në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Neymarin, i cili do të transferohet në Francë të PSG.

Sipas Mundo Deportivos, sulmuesi i Dortmundit, Ousmane Dembele është një nga opsionet, por Real Madrid po i prish punë.

Skuadra madrilene është duke i interesuar po ashtu për Dembele dhe mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Dortmundin për ta transferuar para Barcelonës.

Në fakt, që prej shitjes së Nuri Sahinit, Reali ka një marrëveshje me Dortmundin që të ketë mundësinë e parë që t’i blejë lojtarët e saj, në rast se ata vendosin t’i shesin, vazhdon Mundo Deportivo.

Krejt në fund, ajo njofton se Barcelona duhet të kthej vëmendjen nga ndonjë lojtarë tjetër, pasi transferimi i Dembele është shumë i vështirë. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com