​Reali e kërkon sensacionin e këtij viti në Francë

0

Real Madrid është duke e përcjellë nga afër lojtarin më të mirë të Lyonit këtë sezon, Nabil Fekir.

Mesfushori francez i Lyonit, Nabil Fekir është duke shkëlqyer këtë sezon, duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e kampionit të Spanjës dhe Evropës, Real Madrid.

Ai në 12 ndeshjet e para në Ligue 1 ka shënuar 11 gola, ani pse luan mesfushor e jo sulmues.

Kjo ka bërë që Reali të mendojë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme, shkruan OK Diario.

Fekir ka klauzolë prej 50 milionë eurove, ndërsa përveç Realit e dëshirojnë edhe Barcelona dhe Juventus.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com