​Milan fiton me goleadë ndaj Shkëndijës (Video)

0

Milan ka deklasuar Shkëndijën e Tetovës me rezultat 6:0, në kualifikimet për fazën e Grupeve të Europa Leagues.

Skuadra e Milanit ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Europa League, pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Shkëndijës me rezultat 6:0.

Milan e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 13’ me anë të Andre Silva, ndërsa deri në fund të pjesës së parë shënuan edhe dy herë të tjera me Montolivon në minutën e 25’ dhe Silvas 28’.

Vendësit vazhduan me paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e dytë, ku shënuan po ashtu tre gola me anë të Borini, Antonelli dhe Montolivo.

Ndeshja e kthimt do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com