​Maqedonia me katër shqiptarë kundër Shqipërisë

0

Maqedonia ka publikuar listën për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Shqipërisë, ku ka ftuar edhe katër shqiptarë.

Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski ka ftuar katër lojtarë shqiptarë për dy ndeshjet e ardhsme ndaj Izraelit dhe Shqipërisë.

Lojtarët e ftuar shqiptarë për këto dy takime janë Ferhan Hasani, kapiteni i Shkëndijës, Ezgjan Alioski i Leeds United, Enis Bardhi i Levantes dhe Visar Musliu i Vardarit.

“Ne duam të krijojmë një cikël që do të garantojë lojë dhe cilësi për shumë vite në kombëtaren maqedonase. I besova Iliev në rolin e portierit, pasi luan tek Arsenali dhe është e ardhmja jonë, së bashku me Zajkov dhe Musliun. Leonard Zhuta nuk është në listë, pasi nuk jam i kënaqur me lojën e tij në kombëtare”, tha trajneri Angelovski.

Maqedonia më 3 shtator do të luajë në udëhtim ndaj Izraelit, ndërsa më 8 shtator do të presë Shqipërinë e trajnerit Panucci në stadiumin e Strumicës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com