​Konfirmohet largimi i Januzajt nga Unitedi (Foto)

0

Manchester United është nisur për SHBA ku do të kryej fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka ftuar 27 lojtarë për fazën përgatitore që do të zhvillohet në SHBA.

Në mesin e këtyre lojtarëve nuk është edhe Adnan Januzaj, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar në Sunderland.

Januzaj nuk bën pjesë në planet e Mourinhos dhe i duhet të largohet gjatë kësaj vere përfundimisht nga Unitedi.

Për lojtarin kanë shprehur interesim shumë skuadra të ndryshme, por besohet se do të transferohet në La Liga te skuadra e Real Sociedad.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com