​Keni Android? Kujdes nga këto aplikacione

0

Ekspertët e sigurisë kanë zbuluar një virus që u faturon përdoruesve të telefonave Android pagesa për shërbime të rreme, që ata nuk i kryejnë kurrë me vetëdije.

Zbulimi është bërë nga ekspertët e sigurisë kibernetike të kompanisë “Check Point”. Sipas tyre, programi “ExpensiveWall” është konfiguruar në mënyrë të tillë që të mashtrojë përdouesit Android, duke u konsumuar kreditin e tyre telefonik pa e kuptuar. Vetë këtë program “Check Point” e ka regjistruar te kategoria e programeve parazite, që do të thotë se nuk instalohen më vete, por janë të fshehur tek aplikacione të tjera që gjenden në Play Store. Sipas ekspertëve të “Check Point” në total numri i pajisjeve të infektuara shkon nga 5.1 milionë deri në 21 milionë të tilla në mbarë botën. “ExpensiveWall” regjistron viktimat e tij në shërbime me pagesë pa dijeninë e tyre dhe më pas dërgon mesazhe që kushtojnë duke u konsumuar kreditin në telefon për shërbime që nuk kryhen asnjëherë”, thonë ekspertët e “CheckPoint”. Mashtrimi merr përmasa edhe më të mëdha, kur mësohet se në Instagram gjen profile që reklamojnë aplikacione të ndryshme të infektuara me “ExpensiveWall”. Një raportim fillestar i aplikacioneve të infektuara me këtë “malware” u bë më 7 gusht dhe Google i hoqi nga Play Store, por “Check Point” thotë se ka mbi 100 aplikacione të tjera që janë ende në dyqanin virtual Android që janë të infektuara.  Më poshtë një listë e tyre sipas “Check Point”: I Love Fliter Tool Box Pro X WALLPAPER Horoscope X Wallpaper Pro Beautiful Camera Color Camera Love Photo Tide Camera Charming Camera Horoscope DIY Your Screen Ringtone 12 Lite Safe locker Wifi Booster Cool Desktop useful cube Tool Box Pro Useful Desktop ??? 12 ???? Lite Horoscope2.0 Yes Star Shiny Camera Simple Camera Smiling Camera Universal Camera Amazing Toolbox Easy capture Memory Doctor Tool Box Pro Reborn Beauty Joy Photo Fancy Camera Amazing Photo Amazing Camera Super Wallpaper DD Player Fascinating Camera Universal Camera Cream Camera Looking Camera DD Weather Global Weather Love Fitness Pretty Pictures Cool Wallpapers Beauty Camera Love locker Real Star Magic Camera Wonder Camera Funny Camera Easy Camera Smart Keyboard Travel Camera Photo Warp Lovely Wallpaper Lattice Camera Quick Charger Up Camera Photo Power HDwallpaper Wonderful Games BI File Manager Wallpapers HD Beautiful Video-Edit your Memory Wonderful Cam useful cube Ringtone Exciting Games Replica Adventure GG Player Love Camera Oneshot Beautify Pretty Camera CuteCamera Cartoon Camera-stylish, clean Art Camera Amazing Video Fine Photo Infinity safe Magical Horoscope Toolbox Cute Belle CartoonWallpaper Ringtone Best Camera Colorful Locker Light Keyboard Safe Privacy Enjoy Wallpaper File Manager Fancy locker Cute Puzzle Smile Keyboard Vitality Camera Lock Now Fancy Camera Useful Camera Vitality Camera Sec Transfer Lock Now Magic Filter Funny Video Amazing Gamebox Super locker Music Player

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com