​Juventus gjen zëvendësuesin e Alves, ofron 15 milionë euro

0

Juventus është kthyer edhe një herë për mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, Danilo.

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves sot edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me skuadrën e Juventusit.

Drejtuesit e skuadrës italiane menjëherë janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij, i cili pritet të jetë Danilo i Real Madridit.

Sipas Sky, Juventus tashmë ka ofruar 15 milionë euro për brazilianin, por kjo ofertë është refuzuar nga kampionët e Evropës.

Real Madrid të paktën kërkon 20 milionë euro për Danilon, të cilin para dy viteve e transferoi për 30 milionë euro nga Porto.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com