​Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

0

Dyshja shqiptare e Baselit, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti ndihmuan skuadrën e tyre Basel të fitoi 2-1 përballë Thun në kampionatin zviceran.

Xhaka ishe fantastik në mesfushë, ashtu sikurse edhe Ajeti në fazën e sulmit, i cili shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores.

Ky ishte goli i dytë i Albian Ajetit prej rikthimit te Baseli, ndërsa në javët e para të këtij edicioni në Superligën zvicerane sulmuesi kishte realizuar edhe 3 gola në shtatë ndeshje me fanellën e St. Gallen.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com