​Dortmund shokon Barcelonën për Dembele

0

Borussia Dortmund nuk do të shes për një çmim normal yllin e skuadrës Ousmane Dembele.

Presidenti i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka tronditur Barcelonën, duke thënë se 100 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për Ousmane Dembele.

Anësori francez shihet si zëvendësues ideal i Neymarit, i cili për 222 milionë euro kaloi në PSG.

Por, ky transferim kaq i shtrenjtë, ka bërë që skuadrat evropiane të rrisin çmimin për lojtarët e tyre, pasi e dinë që Barcelona ka para deh nevojë për një lojtar.

Kur Watzke u pyet nëse 100 milionë euro mjaftojnë për Dembele, ai tha: “Në çdo situatë nuk janë të mjaftueshme”.

Barcelona ose duhet të rris ofertën, ose duhet të kërkojë lojtarë të tjerë, të cilët kushtojnë edhe më shtrenjtë se Dembele. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com