​Cikalleshi fajëson De Biasin për humbjen nga Luksemburgu

0

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi, mendon se humbja në miqësoren e sotme përballë Luksemburgut erdhi si pasojë e skemave të ndryshme që trajneri Gianni de Bias.

Sokol Cikalleshi beson se nëse do të kishin luajtur me skemën më të mirë, atëherë do të fitonin pa problem ndaj Luksemburgut.

Kombëtarja shqiptare u mposht 2:1 nga Luksemburgu dhe kjo humbje sipas sulmuesit të kombëatres erdhi për shkak të skemave të ndryshme të trajnerit De Biasi.

“Luksemburgu shumë i fortë?“Jo, sepse trajneri ka provuar skema të ndryshme dhe në momentin që disa skema funksionojnë dhe disa jo, mund të shkojë ndeshja dhe kështu siç shkoi”, tha Cikalleshi për Supersport.

““Në miqësore trajneri shikon të gjithë opsionet e skemave, por në momentin që luan me skemën më të mirë ndeshja shkon ndryshe. Normalisht që jemi të mërzitur sepse futemi në çdo ndeshje për fitore. Tani duhet të shohim Izraelin sepse ajo është ndeshja më e rëndësishme dhe na duhen tre pikët”. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com