​Buffon jep lajmin e madh për Bonuccin

0

Gianluigi Buffon ka thënë se Leonardo Bunucci nuk do të largohet nga Juventus gjatë kësaj vere.

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka treguar të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci, i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Bufon insiston se Bonucci nuk do të largohet gjatë kësaj vere dhe e pret atë që në stërvitjet e para.

“Ne kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm, përveç finales së Ligës së Kampionëve”, tha fillimisht Buffon për Sky.

“Bonucci? Nuk mendoj se ka dëshirë tjetër pos Juventusit. Unë e pres atë që të jetë më ne në fazën parapërgatitore”.

Dy skuadrat e interesuara për Bonuccin janë Chelsea dhe Manchester City.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com