​Berisha shënon gol në finale, por e humb titullin (Video)

0

Goli i Besart Berishës nuk i ka mjaftuar Melbourne Victory që ta fitoi ligën e Australisë, pasi në finale janë mposhtur nga Sydneyn pas penalltive 4:2.

Melbourne Victory ka humbur në finale të ligës së Australisë ndaj Sydney, vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 1:1.

Besart Berisha shënoi golin e parë në minutën e 20’, por vendësit u kundërpërgjigjen në pjesën e dytë me golin e Grant.

Në penallti Sydney ishte më e mirë duke shënuar 4 penallti, ndërsa Melbourne vetëm një, ku nuk i erdhi fare radha Berishës, i cili ishte i pesti. /Express/


Amazing Goal Besart Berisha (0:1) Sydney FC vs… by GoalHunter1


Rhyan Grant Dramatic Goal (1:1) Sydney FC vs… by footyscore

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com