​Barcelona pranë transferimit më të madh të verës, kushton 130 milionë euro (Foto)

0

Barcelona është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Transferimi i Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund në Barcelonë është vetëm çështje kohe, pasi marrëveshja në mes të dy klubeve është shumë pranë.

Barcelona është gati të rris ofertën e saj, pasi e dëshiron me çdo kusht sulmuesin francez, shkruan Mundo Deportivo.

Për shërbimet e Dembele Barcelona do të ofrojë 130 milionë euro, 100 para të gatshme dhe 30 të tjera bonuse, në varësi të sukseseve.

Përveç francezit, pranë transferimit në Barcelonë për 40 milionë euro është edhe mesfushori i Nice, Michael Seri. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com